Kërcet arma në Shijak, raportohet për një të plagosur

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 12:02 | Kronikë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, mesditën e së premtes në Shijak.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhafëzotajt, ku pas një konflikti për motive të dobëta është qëlluar në këmbë 36-vjeçari E.D.

Personi i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit, i cili është identifikuar si A. H., 30 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu