Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ dhëndrin e Sali Berishës

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 10:43 | Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën "arrest në shtëpi" për Jamarbër Malltezin, shkruan A2 CNN.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në izolim shtëpiak.

Malltezi qëndron në këtë masë sigurie prej nëntorit të vitit 2023, teksa më herët, ai qëndroi për pak kohë në paraburgim.

Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen "Partizani" për veprat penale të "korrupsionit pasiv" dhe "pastrimit të parave".

Për të njëjtën dosje, pra për dosjen ‘Partizani’ është i akuzuar nga SPAK edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha, ndaj të cilit aktualisht është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos