Zbulohet pistoleta me silenciator në Vlorë, do hetohet nëse është përdorur në krime

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 10:25 | Kronikë

Zbulohet pistoleta me silenciator në Vlorë, do hetohet nëse

Policia e Vlorës ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe fishekë, të cilat u gjetën në banesën e një 46 vjeçari që u shpall në kërkim.

Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Shtetasi  Alush  Kallulli alias Alush Taka 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos