Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën është arrestuar në fshatin Stom Golem, shtetasi Agim Shtyllza.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. (A2 Televizion)