Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Kreu 3 vjedhje në 10 ditët e fundit, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Nga Elitjona Doko
1 Dhjetor 2023, 10:54 | Kronikë

Kreu 3 vjedhje në 10 ditët e fundit, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i tri vjedhjeve të ndodhura gjatë 10 ditëve të fundit në qytetin bregdetar.

Në pranga është vënë shtetasi Iljaz Lufta. “Pas kallëzimeve për disa raste vjedhjesh, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, identifikuan, kapën dhe arrestuan shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçari:

-më datë 20.11.2023, ka vjedhur pajisje në një banesë në lagjen nr. 14;

-më datë 23.11.2023, në lagjen nr. 8, i ka vjedhur një send personal, shtetasit I. O.;

-më datë 28.11.2023, në lagjen nr. 17, i ka vjedhur celularin dhe një shumë parash, shtetases Z. Sh., 66 vjeçe. Pamjet e këtij rasti u transmetuan në portalin “JOQ", më datë 28.11.2023.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi I. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli