Kukës, 37-vjeçari shpallet në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 10:40 | Kronikë

Kukës, 37-vjeçari shpallet në kërkim për dhunë

Një 37-vjeçar nga Kukësi është shpallur në kërkim nga Policia pas akuzave për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Shtetasi A.N., banues në Kukës, është denoncuar nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, e cila ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes, shkuan A2.

Policia e Komisariatit Kukës ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos