Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka mundur të arrestojë një 34 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim në të dy shtetet për kultivim të bimëve narkotike, rast i përsëritur disa herë.
Në kuadër të operacionit të koduar, “Four” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Lutfi Xeka, 34 vjeç.
Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Lutfi Xeka, në bashkëpunim me 11 të tjerë, kanë kultivuar qindra bimë narkotike cannabis sativa.
Veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve është goditur nga Policia, në 3 raste gjatë vitit 2019. Vijon puna për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. (A2 Televizion)