Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi është lokalizuar në zonën e Sharrës.
Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
“U lokalizua në Sharrë, u kap dhe vu në pranga shtetasi Roland Lamuça, 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)