Një djalë hedh 22-vjeçaren nga Venezuela nga kati i dytë i hotelit në Durrës

Nga Elitjona Doko
5 Mars 2024, 17:38 | Kronikë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mesditën kësaj të marte në Durrës, shumë pranë qendrës së qytetit.

Një vajzë nga Venezeuela dyshohet se e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli, pranë Prefekturës.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se 22-vjeçaren e ka hedhur nga godina një mashkull, me të cilin ndodhej në hotel, ndërsa në njoftimin zyrtar për mediat të uniformave blu thuhet se 22-vjeçarja është konfliktuar me një shtetas nga Shijaku.

Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Fatmirësisht e reja ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej në katin e parë të godinës, duke shpëtuar pa pësuar dëmtime të rënda për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.

22-vjeçarja është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ndërsa në vijim priten më shumë detaje rreth ngjarjes dhe identitetit të personit të arrestuar.

Grupi hetimor sakaq po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos