Kërkuan ndryshim të masave, Gjykata e Lartë refuzon rekurset e Berishës dhe Malltezit

Nga Armand Bajrami
5 Mars 2024, 16:22 | Kronikë

Kërkuan ndryshim të masave, Gjykata e Lartë refuzon rekurset e

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Berisha kishte bërë kërkesë për të shuar masat e para të sigurisë ndaj tij, atë të  “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit.”

Sipas ish-kryeministrit masat e kanë humbur fuqinë, pasi gjyqtarja Irena Gjoka e zbardhi arsyetimin e vendimit përtej afatit 48-orësh të parashikuar në ligj. Një orë e dyzet minuta më pas, i njëjti Kolegj Penal duhet të shqyrtojë rekursin e Berishës kundër këtyre dy masave të sigurisë.

Berisha dhe Malltezi janë në arrest shtëpie, pasi akuzohen si të përfshirë në aferën e dosjes Partizani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu