"Nuk jam i shqetësuar nga kërcënimet politike". Dumani: Mungesë bashkëpunimi mes institucioneve për kallëzime

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 12:53 | Kronikë

"Nuk jam i shqetësuar nga kërcënimet politike". Dumani:

Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Kështu u shpreh kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim.

“Jam i shqetësuar nga kërcënimet që bën krimi i organizuar, por jo nga kërcënimet politike. Gjithësecili prej nesh e ka zgjedhur vetë këtë rrugë. Të gjithë prokurorët janë imunë dhe të përgatitur për situata të tilla. Ne kemi detyrë të hetojmë. Kemi regjistruar kallëzime sa për 3 vite së bashku. Jemi një strukturë e vogël me 18 prokurorë, por po bëhet një punë e jashtëzakonshme”.

Sa u takon kallëzimeve, Dumani theksoi sa ka mungesë bashkëpunimi mes institucioneve.

“Mungon bashkëpunimi nga institucionet për kallëzimet. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tri vite së bashku. Duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve në media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka audite, mekanizma dhe nuk referojnë”.

Për Dumanin, as media nuk është imune ndaj krimit të organizuar. Sipas tij, është detyrë e tyre të bëjnë verifikimet.

“Media për ne është partner dhe herë pas here shumë indicie në hetimet tona kanë nisur pikërisht nga media. Por në realitetin ku jetojmë dhe media nuk është imune nga krimi i organizuar”, shpreh Dumani

A2 CNN Livestream

Dita jonë