Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Automjeti bie në lumë në Shijak, shpëton për fat drejtuesi

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 18:42 | Kronikë

Automjeti bie në lumë në Shijak, shpëton për fat

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shijakut, pranë lagjes "Prizreni".

Sipas burimeve, shtetasi E. Sh ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ai ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli