Nuk pranoi ndarjen, 50-vjeçari shqiptar përplas me makinë ish-partneren e tij në Itali

Nga A2 CNN
14 Mars 2024, 18:02 | Kronikë

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vriste ish partneren e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Alessandria, ku ai ka tentuar të përplasë me makinë 41-vjeçaren, po ashtu shqiptare, teksa po ecte në rrugë. Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin ku 50-vjeçari ecën me shpejtësi me makinë.

41-vjeçarja ka arritur të shmanget duke kapërcyer një stol dhe 50-vjeçari ka përplasur disa makina të parkuara. Më pas ka dalë nga automjeti dhe e ka dhunuar.

Në atë moment, aty pranë ka rastisur një ish polic 71 vjeçar, i cili ka ndërhyrë. Shqiptari ka tentuar të arratiset, por është kapur nga policia.

“Ndërhyra dhe e ndalova. Ai tentoi të arratisej me makinë, por e ndalova sërish dhe e dorëzova tek policia që mbërriti në vendngjarje. Nëse nuk do të kisha qenë atje ai do ta kishte vrarë”, tha ish oficeri.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur pasi ata ishin ndarë disa javë më parë dhe shqiptari nuk e kishte pranuar këtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli