Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë, e cila më pas ka bërë dhe kallëzimin në komisariat.
Shtetasi K.V. dyshohet se e ka shqetësuar vajzën duke e ndjekur deri në ambientet e punës, ku është përplasur dhe me pronarin e saj.
Më pas, në dalje ai ka goditur me mjete të forta dhe mjetin e parkuar pranë dyqanit, duke e dëmtuar atë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe pas disa orësh ka bërë të mundur arrestimin e të riut. (A2 Televizion)