“Personazhe” në TikTok! Arrestohet gjyshja dhe babai, shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 12:10 | Kronikë

“Personazhe” në TikTok! Arrestohet gjyshja dhe babai,

Babai dhe gjyshja e një 10-vjeçari janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se shfrytëzonin të miturin për përfitime në rrjetin social TikTok. Në pranga ranë Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula, gjyshja dhe babai i të miturit.

Dy të arrestuarit postonin video në TikTok me të miturin dhe gjatë muajve të fundit ishin shndërruar në “personazhe” të vërtetë të këtij rrjeti social, duke grumbulluar mijëra shikime dhe pëlqime.

Për ta ishte bërë kallëzim që në dhjetor 2023 nga mamaja e të miturit, e cila ishte ndarë nga Kumaraku. Në videot që ata postonin në rrjetin social TikTok, shfaqej djali i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli