Trazirat gjatë protestës së opozitës, 4 persona në pranga, procedohen 6 të tjerë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 09:41 | Kronikë

Trazirat gjatë protestës së opozitës, 4 persona në

Katër persona janë vënë në pranga dhe për gjashtë të tjerë kanë nisur hetimet pas trazirave të krijuara gjatë protestës së opozitës, mbrëmjen e 20 shkurtit. 

Policia e Tiranës njofton se në pranga janë vënë, K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç. Ndërsa, penalisht janë proceduar, A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Ndërsa, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u sekuestruan 21 flakadanë të plasur, 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur, 37 bidona plastikë uji, 0.5 L, 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë, 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën të rinjve, gjatë kontrolleve fizike.

Kujtojmë se pak pas përfundimit të fjalimit të kreut të Rithemelimit Sali Berisha, situata para Kryeministrisë përshkallëzoi, pasi protestuesit hodhën molotov në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre.

Në drejtim të efektivëve, u hodhën pankartat që protestuesit mbanin në duar, por edhe shashka dhe sende të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos