Burime të A2 CNN pranë spitalit të Korçës bëjnë me dije se Manderina Çela, gruaja e plagosur në Korçë nga ish-partneri i saj, është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të njëjtave burime, Ilir Çami e ka goditur më së shumti në pjesën e qafës, duke i shkaktuar plagë të rënda.
E plagosura ndodhet në reanimacion, nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Korçës. Për momentin, bëhet me dije vetëm se gjendja e saj është e rëndë, por e stabilizuar. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që të dërgohet në kryeqyet për mjekim të specializuar.
"Futeni brenda në burg, mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë... Me këtë kishin një muhabet më parë. Ishte në burg më parë ai, por e nxorën. Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë djalin. Ishte një burrë atje se do e vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ai e di që ajo ka 3 fëmijë dhe burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur mbrapa. Ajo i kishte thënë “ik, se do lajmëroj policinë”, ai nuk ikte. Sot e goditi”, tregon nëna e të plagosurës.
(A2 Televizion)