Plagosje me armë zjarri në Velipojë

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 22:43 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Velipojë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së martës në malin e Kolajve, në Velipojë. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 kur në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri Emiljano Paloka, 27 vjeç. 

I riu, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, zona është duke u krehur nga policia dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos