Plagosje me thikë në Sarandë, 51-vjeçari transportohet në gjendje të rëndë në Tiranë

Nga Edi Ruçi
5 Qershor 2026, 09:46 | Kronikë

Plagosje me thikë në Sarandë, 51-vjeçari transportohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit në urgjencën e Spitalit të Sarandës është paraqitur i plagosur A. Ç. 51 vjeç. Ai kishte marrë një goditje me thikë në mushkërinë e majtë, duke pësuar dëmtime serioze, shkruan A2.

Mjekët e Spitalit të Sarandës i kanë dhënë ndihmën e parë të specializuar, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është vendosur transferimi i tij i menjëhershëm me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të avancuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe dokumentimin e shkaqeve që çuan në plagosjen e 51-vjeçarit.

Pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Sarandë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos