Princ Leka kërkon "urdhër mbrojtje" në Gjykatë: Jam dhunuar nga Elia Zaharia dhe babai i saj!

Nga Armand Bajrami
6 Mars 2024, 12:30 | Kronikë

Pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja, Elia Zaharia, Princ Leka Zogu është përfshirë në një konflikt të ri ligjor. Zogu ka depozituar një kallëzim në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ku pretendon së është dhunuar nga Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Po ashtu ai ka kërkuar "urdhër mbrojtje" në Gjykatën e Tiranës.

Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën "Murat Toptani". Vetë Leka është larguar nga kjo banesë, pas depozitimit të kërkesës për divorc me marrëveshje në gjykatë.

Sipas kallëzimit të bërë, Princ Leka ka mbërritur në këtë banesë të takojë vajzën e mitur, por është gjendur para fyerjeve të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia. Më pas ai pretendon së është sulmuar fizikisht prej tij dhe se pjesë e agresionit është bërë edhe Elia Zaharia.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi, i tha A2CNN, se klienti i tij ka edhe pamje filmike të momentit agresionit, të cilat i janë bashkangjitur si provë kallëzimit të bërë prej tij në polici.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli