Një tjetër konflikt për shkaqe pronësie ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy vëllezërve në Mat. Përshkallëzimi i konfliktit u ndalua nga ndërhyrja në kohë e policisë, ndërsa u arrestua një prej tyre.
Në pranga përfundoi 61-vjeçari Selim Sulaj. Ky i fundit kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Mat/U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)