Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, mbrëmjen e së martës. Bëhet e ditur se një vajzë trevjeçare është rrëzuar nga ballkoni i një apartamenti në kat të shtatë ku ndodhej bashkë me prindërit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:07, në lagjen Nr. 13 të qytetit. Ndërkohë, vajza është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
(A2 Televizion)