Atentat në Lezhë, qëllohet brenda makinës një person

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 08:44 | Kronikë

Atentat në Lezhë, qëllohet brenda makinës një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë të Lezhës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas të dhënave paraprake, personi i plagosur është identifikuar si Agron Puka, 54 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri, disa herë, teksa udhëtonte me mjetin e tij. Burimet bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët në shkollë.

Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.

Puka u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa motivet e atentatit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos