Protesta për vdekjen në aksident të të miturit në Pajovë, Salianji reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 16:34 | Kronikë

Protesta për vdekjen në aksident të të miturit në

Deputeti i arrestuar i Partisë Demokratike dhe ish-drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, ka reaguar pas protestës së banorëve të fshatit Pajovë, për aksidentimin me vdekje të 8 vjeçarit që ndodhej rastësisht në trotuar.

Përmes një postimi në rrjetet Sociale, Salianji thotë se nga kabina telefonike e burgut të Fierit ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të Policisë për vendosjen e sinjalistikës, tabelave, mbikalimeve dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme rrugore në fshatin Pajovë.

Duke i shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës, ai ka përshëndetur protestën e banorëve të komunitetit të fshatit Pajovë, duke theksuar se kërkesat e tyre janë tërësisht legjitime.

Reagimi i Salianjit:

????Reagim nga kabina telefonike e burgut të Fierit për një shqetësim jetik të banorëve të Pajovës në Peqin!

Ervin Salianji ka përcjellë përmes medias, protestën e banorëve të Pajovës pas ngjarjes tragjike të humbjes së jetës në rrugë nga një 8 vjeçar! Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve. Sipas tij, jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

Salianji kërkon reagimin e menjëhershëm të Policisë së Shtetit për vendosjen e tabelave, mbikalimeve dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme për të dhënë garanci për sigurinë e jetës së këtyre banorëve! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos