Sekuestrohen 29 000 euro të padeklaruara në Kapshticë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 11:36 | Kronikë

Sekuestrohen 29 000 euro të padeklaruara në Kapshticë

Policia Kufitare ka sekuestruar 29 mijë euro të padeklaruara në pikën e kalimit të Kaptshticës dhe ka proceduar 3 persona, mbajtësin e parave dhe dy të tjerë që udhëtonin me të.

Sipas policisë, 41-vjeçari që dyshohet se e posedonte këtë shumë kishte ndarë shumën e parave me bashkudhëtarët, me qëllim që të shmangnin deklarimin e tyre.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip "Volkswagen Turan" me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë, shtetasit E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma monetare dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 shtetasit e mësipërm, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu