Sekuestrohen 36 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 10:25 | Kronikë

Sekuestrohen 36 mijë euro të padeklaruara në Portin e

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar 35 755 euro të padeklaruara që po tentonin të futeshin brenda territorit tonë. Vihen në pranga 4 shtetas, 2 prej tyre drejtues të autobusit, ku ishin fshehur paratë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll autobusin me drejtues shtetasin D. M. Gjatë kryerjes së kontrollit nga Policia, ky shtetas ka zbritur nga autobusi dhe i ka dhënë një shumë parash, një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. M. (shoferi i parë i autobusit) dhe shtetasi A. I. (shofer i dytë i autobusit), po tentonin të fusnin në Shqipëri, një shumë të madhe eurosh, të cilën me qëllim shmangien e deklarimit para autoriteteve doganore, e kishin ndarë në disa pjesë, për t’ua dhënë shtetasve T. B. dhe F. F., të cilët udhëtonin me një automjet tjetër.    

 Sekuestrohen 36 mijë euro të padeklaruara në Portin e

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në autobus, shërbimet e Policisë gjetën 35 755 euro dhe 70 franga, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, A. I., 48 vjeç, banues në Fier, T. B., 54 vjeç, banues në Tiranë dhe F. F., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos