Sherr i dhunshëm në një servis në Vorë, 3 të plagosur, përdoren dhe armë zjarri

Nga A2 CNN
15 Tetor 2024, 19:08 | Kronikë

Sherr i dhunshëm në një servis në Vorë, 3 të

Tre të plagosur është bilanci i një sherri të dhunshëm të ndodhur në ambientet e një servisi në Marikaj të Vorës, pasditen e sotme.

Policia në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat rreth ngjarje, sqaron se një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, si pasojë e përdorimit të sendeve të forta, shkruan A2.

“Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftojnë autoritetet.

Dyshohet se sherri mund të ketë shpërthyer pas debateve për pjesët e këmbimit të makinave, por policia po heton për të zbardhur rrethanat e incidentit, raporton A2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos