Qyteti i Shkodrës është zgjuar me shpërthim të hënën.
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, te porta e oborrit të banesës së shtetases me inicialet F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse.
Fatmirësisht, sipas policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë kontrolluar zonën.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)