Shpërthen bombola në Vlorë, plagoset e moshuara

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 15:51 | Kronikë

Shpërthen bombola në Vlorë, plagoset e moshuara

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur në qytetin e Vlorës si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që kishte në banesë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, e cila fatmirësisht ka shpëtuar me plagë të lehta nga shpërthimi.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu