Aksident rrugor në Tiranë, 21-vjeçari përplas me makinë të renë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 16:57 | Kronikë

Aksident rrugor në Tiranë, 21-vjeçari përplas me

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje, kur një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Xhanfize Keko", ku 21-vjeçari D. A., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar K. G., 28 vjeçe. E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.06.2024, në rrugën "Xhanfize Keko", shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos