Verifikimi i personave me ndihmë ekonomike, kërcënohen me armë punonjësit e task-forcës në Pogradec

Nga Artin Halili
25 Prill 2024, 15:07 | Kronikë

Verifikimi i personave me ndihmë ekonomike, kërcënohen me

Punonjësit e task-forcës të cilët kishin shkuar në fshatin Velçan për të verifikuar personat me ndihmë ekonomike, janë konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Spartak Çela, i cili rezulton dhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve të task-forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën, ndërkohë që njëri prej punonjësve ka konstatuar se Çela mbante një armë tip pistoletë.

Çela debatoi me shoferin e task-forcës, më pas persona të tjerë kanë ndërhyrë për ti qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit. Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.

Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë pasi ka plagosur në një lokal në Pogradec një shokun e tij. Pas ngjarjes Çela mundi ti shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos