Videoja e konfliktit mes Princit Leka dhe Elia Zaharias, Policia e Tiranës mohon akuzat: Nuk ka dalë nga strukturat tona

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 21:08 | Kronikë

Videoja e konfliktit mes Princit Leka dhe Elia Zaharias, Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Oborri Mbretëror për nxjerrjen e videos në të cilën shfaqet Princi Leka, gjatë një konflikti me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia. 

Policia thotë se për rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, por theksohet se videoja nuk ka dalë nga këto struktura. 

DVP Tiranë

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:

Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.

Konflikti në familje ka ndodhur pasditen e 5 marsit në rezidencën e familjes mbretërore në rrugën "Murat Toptani". Vetë Leka është larguar nga kjo banesë, pas depozitimit të kërkesës për divorc me marrëveshje në gjykatë.

Sipas kallëzimit të bërë, Princ Leka ka mbërritur në këtë banesë të takojë vajzën e mitur, por është gjendur para fyerjeve të ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia. Më pas ai pretendon së është sulmuar fizikisht prej tij dhe se pjesë e agresionit është bërë edhe Elia Zaharia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli