Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Vrasja e Pëllumb Metës, e shoqja nuk lejohet të marrë pjesë në varrim, i biri rrëfen ngjarjen: E qëllova 4 herë

Nga Elitjona Doko
24 Shkurt 2024, 12:30 | Kronikë

Arrestimi i 3 fëmijëve të Pëllumb Metës duket se nuk i ka mbyllur ende “hesapet” mes familjarëve të të ndjerit dhe bashkëshortes së tij.

Mësohet se policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Pëllumb Metës, që u vra nga djali 24-vjeçar Hysen Meta.

Blerina Meta nuk është lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, pasi policia i trembej ndonjë konflikti të mundshëm mes vëllezërve të Pëllumbit dhe kunatës së tyre.

Ndërsa 49-vjeçarja po hetohet në gjendje të lirë për ngjarjen, policia e Durrësit e ka shoqëruar deri në familjen e babait të saj në Laç.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e familjes, e martuar në Krujë, ndërsa 2 vëllezërit e saj dhe motra ndodhen pas hekurave, të akuzuar për vrasjen e planifikuar të të atit.

Në dëshminë e tij në polici, Hyseni 24-vjeçar ka deklaruar:

“Vrasjen e kishim planifikuar më herët së bashku me motrën. Vendosëm për ditën e shtunë (10 Shkurt) sepse ishim të gjithë pushim. Babi ndodhej në një nga dhomat e shtëpisë i shtrirë. Në shtëpi ishim vetëm unë, motra dhe vëllai tjetër. Mami po merrej me punët jashtë shtëpisë. Më herët kishim siguruar të gjithë materialet që na duheshin për të mbështjellë trupin. Unë e qëllova babin katër herë në trup. Aty ishte dhe motra, ndërsa vëllai i vogël hyri në dhomë vetëm pasi dëgjoi të shtënat. Nuk u ndikuam nga situata dhe të tre vepruam për ta mbështjellë dhe groposur. Dy ditë më pas (12 Shkurt) lëviza makinën e babit drejt pishave në sektorin Rinia. Në kthim më mori vëllai. Donim që të besohej zhdukja e tij. Më pas më 13 Shkurt vendosa të denoncoj zhdukjen e babit. Babi ishte autoritar dhe i padurueshëm në familje. Nuk kishim rrugë tjetër. Mami nuk ka pasur dijeni për ngjarjen."

 

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi