Në skenën e teatrit “Bylis”, "Zbulimi" artistik i Salsano Rapit çel sezonin në Fier

Nga Luela Myftari
25 Prill 2024, 16:28 | Kulturë

Komunikimi është fjala magjike nëse dëshiron të kesh një familje të shëndetshme. Kështu e nis rrëfimin e tij Salsano Rapi i cili është edhe regjisori i shfaqjes “Zbulimi” në teatrin e Fierit. Nuk është vetëm një zbulim i Salsano Rapit dhe Erjona Kakeli që në këtë shfaqje janë aktorët protagonistë, por edhe e publikut që ka zgjedhur të shijojë këtë vepër në skenën e teatrit Bylis.

“Zbulimi” në fakt është vepër e autorit  John McCann.

Për drejtuesen e Qendrës së Artit dhe Kulturës pranë Bashkisë Fier, Adriana Mile ky sezon teatror do të sjellë deri në fund të muajit tetor 11 shfaqje një pjesë e të cilave premiera.   

“Zbulimi” ka qenë nisja e këtij sezoni në skenën teatrale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi