Andrea Mano në një deklaratë për mediat pranoi se ka nisur procedurat për të marrë mandatin e lënë nga Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Apelit dhe dënimit me 1 burg.
Mano u shpreh se do të jetë pjesë e grupit të Partisë Demokratike.
“Kam kryer procedurat që jam lajmëruar për të përmbushur nga KQZ, formularin e dekriminalizimit dhe që pranoj të marrë mandatin. Kam një përgjegjësi të madhe pasi përfaqësoj qytetarët e Korçës. Ky është një mandat i marrë me sakrifica. Isha i dyti më i votuar në qarkun e Korçës”, shprehet Mano. (A2 Televizion)