Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2025, 19:04 | Politikë

Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do

Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në fjalën e tij në protestën kombëtare, u shpreh se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim.

“Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë”, tha fillimisht Bardhi, shkruan A2.

“Sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin. Bashkë me çetën e tyre të megahajdutëve, ne do u themi se ata e kanë gabim. U themi hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë së koha e tyre ka mbaruar”, shtoi Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos