"Berisha apo Basha, kush e merr faturën për shkatërrimin e PD?" - Ja si përgjigjet Arben Ristani

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2025, 20:56 | Politikë

Për Arben Ristanin është e qartë se cili është lideri që i ka lënë në baltë demokratët e të cilit duhet ti faturohet faji për shkatërrimin e Partisë Demokratike gjatë dekadës së fundit.

Edhe pse nuk e përmendi me emër në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Ristani bëri përgjegjës Lulzim Bashën, madje duke u shprehur se PD është sulmuar nga brenda dhe jashtë saj.

“Është shumë e thjeshtë edhe në sytë e publikut. PD ka qenë nën një agresion të fuqishëm për ta zhbërë si konkurrente politike dhe si parti. Ka qenë në një agresion të ndërthurur nga brenda dhe nga jashtë për ta zhbërë partinë dhe për ti lënë hapësirë këtij grupimi hajdutësh që prej kohësh kemi në fuqi në Shqipëri. Kjo është bërë jo vetëm nga brenda. Provat kanë treguar se PD ka qenë nën sulm shumë të ashpër. Faturën duhet ta paguajnë dhe sigurisht që do ta paguajnë ata që e sulmuan PD. Për mënyrën si janë orientuar vetë demokratët dhe liderët e PD, koha e ka treguar se kush e ka parë faturën, atë pjesë të faturës që i takon. Por zoti Berisha është treguar vigan në këtë lloj stuhie, sepse arriti që nën gjithë atë sulm ta rithemelojë PD, ta fusë në shinat e bashkimit dhe të mbarëvajtjes”, tha Ristani në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos