Berisha: S’ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 22:23 | Politikë

Berisha: S’ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se opozita po sulmohet nga qeveria dhe po përdorë “si mashë” SPAK.

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha u shpreh se nuk ka vend tjetër në Europë, si Shqipëria ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje. Berisha i referohet vetes së tij, kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për dosjen Gërdeci, dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndonëse ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ka shkuar në SPAK si person që ka dijeni.

Për Berishën, e gjitha është e qëllimshme që vendi të mos ketë një opozitë.

“Edi Rama, ky famëzi punon ditë e natë për një Shqipëri pa opozitë.Sot nuk ka vend tjetër në Europë ku tre liderët e partive kryesore opozitare janë në arrest ose nën ndjekje nga hanxharët e këtij regjimi.

Nga Dumanë dhe Zamanë, kriminelë pengmarrës, që nuk kanë ligj as Kushtetutë. Që qëndron në detyrë vetëm me peqe lepe, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit të tij. I bëj thirrje çdo punonjësi të atij institucioni të pështyjë në surrat Altin Dumanin, që nuk ka nder, nuk ka Kushtetutë, por është një lëpirës që lëpin kockat që i hedh Edi Rama dhe zbaton urdhrat e tij.

U bëj thirrje prokurorëve, u bëj thirrje hetuesve, mos zbatoni urdhrat të një krimineli kushtetues. Të një njeriu që nuk ka marrë votat, po vetëm me peqe lepe qëndron aty dhe mendon se është prokurori i të huajve dhe jo i shqiptarëve.

Është një mercenar i Edi Ramës, i mafies ndërkombëtare. Aty e ka dosjen e McGonigalit, rasti më flagrant në historinë e Europës dhe botë, ku kryeministri ka korruptuar me 225 mijë dollarë shefin e kundërzbulimit, në SHBA futet në burg, kurse McGonigalë të tjerë mbrojnë Edi Ramën në Tiranë”, tha Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024