“Dua më shumë impenjim”, porositë e Çuçit për deputetët socialistë

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 11:23 | Politikë

“Dua më shumë impenjim”, porositë e

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, zhvilloi mbledhjen e përjavshme, ku kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën me një falënderim për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti me bashkatdhetarët në Athinë.

Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.

"Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano, pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim", tha Çuçi.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos