Komisioni hetimor për TIMS, Balla hyn në mbledhje, pyetet me dyer të mbyllura

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 19:49 | Politikë

Komisioni hetimor për TIMS, Balla hyn në mbledhje, pyetet me dyer

Mbledhja e komisionit hetimor për sistemin TIMS vijon nga puna me dyer të mbyllura, pavarësisht se socialistët vendosën të braktisnin atë, duke e konsideruar cirk mënyrën e drejtimit nga kryetari Ervin Salianji.

Mësohet se në komision do të pyetet ministri i Brendshëm Taulant Balla, pavarësisht hezitimit fillestar dhe faktit se 5 anëtarë të opozitës nuk posedojnë certifikatë sigurie.

Ministri i Brendshëm ka hyrë në mbledhjen e komisionit dhe do të japë dëshminë e tij me dyer të mbyllura, edhe pse gjatë debateve të mëhershme opozita refuzoi të pranonte kërkesën e tij.

Pas tre orësh debate komisioni miratoi të njëjtën kërkesë të deputetit socialist Nasip Naço, që ministri Balla të pyetet me dyer të mbyllura.

Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha Salianji mes tensionesh pas votimit.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi