Komisioni Hetimor për TIMS, shtyhet seanca për marrjen në pyetje të Rrumbullakut

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 23:31 | Politikë

Komisioni Hetimor për TIMS, shtyhet seanca për marrjen në pyetje

Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, nga komisioni hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe largimit edhe të deputetëve të Partisë Socialiste, mbledhja vijoi vetëm me deputetët e opozitës.

Në komision u paraqit për të dëshmuar kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, por marrja e tij në pyetje u shty.

Arsyeja ishte se kreu i Policisë nuk ndante dot informacione pasi, sipas tij, janë sekret.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos