Atentati ndaj kryeministrit sllovak, reagon Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 19:51 | Politikë

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, reagon Rama: I tronditur nga lajmi i

Për ngjarjen e rëndë që tronditi Sllovakinë dhe botën, ku u plagos rëndë kryeministri Robert Fico ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptar shprehet i tronditur për sulmin ndaj homologut sllovak dhe i uron shërim të shpejtë.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i makthshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Sllovakisë. Roberti është një i mbijetuar i fortë dhe një mik i dashur, dhe unë shpreh urimet e mia të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe një rikthim të jashtëzakonshëm”, shkruan Rama.

Kryeministrit sllovak Robert Fico iu bë sot atentat me armë zjarri në oborrin e një qendre kulturore në qytetin Handlova, ku ai kishte mbajtur një takim qeveritar. Ai përfundoi fillimisht pa ndjenja në tokë nga të shtënat me armë, ndërsa më pas është transportuar për në spital, sipas asaj që raportojnë mediat lokale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli