Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Kuvend me miell, vezë e “pare’’, opozita ndryshon strategji, PS “karton të kuq’’ Bashës

Nga Ervin Koçi
8 Shkurt 2024, 15:07 | Politikë

Një fërkim jo domethënës me punonjësit e gardës në dyert e Kuvendit, e më pas një kilogram miell në drejtim të tyre. 26 deputetë të përjashtuar qëndruan në oborrin e parlamentit pasi kordoni i gardës ishte pozicionuar për të mos i lejuar që të hynin brenda. Në mungesë të tyre, stafetën e drejtuesit të revoltës brenda në sallë e mori Edi Paloka.

Risia e kësaj seance... pas pesë muajsh një fjalë në foltore. Edi Paloka kërkoi fjalën si ish-grevist i urisë në vitin 1991 për t’i thënë Edi Ramës se do të ketë fatin bustit të diktatorit 20 shkurtin e 33 viteve e më parë. Lindita Nikolla kaloi në proces votimi pasi zhurmuesit u ndezën sërish në sallë.

Në votim u hodh edhe amendamenti i Lulzim Bashës, i cili përmes ndryshimit të strategjisë së sigurisë kombëtare kërkon që Shqipëria t’i japë 50 milionë euro në vit ushtrisë së Kosovës. Kartoni i kuq nxori Bashën e deputetët e tij nga Parlamenti, ndërsa jashtë e priste kori i Rithemelimit.

Në xhepat e deputetëve demokratë qëndronin disa kokrra vezë të cilat kishin një objektiv të qartë se ndaj kujtdo të hidheshin.

Pas aktit simbolik, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi tregoi se si do të vijojë aksioni opozitar. Deputetët u shpërndanë, radha u mbeti punonjësve të administratës të cilët nisën punën për të përgatitur sallën për seancën e ardhshme.

A2 CNN Livestream

A2 Business