Që prej orës 10:00, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka analizuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe kryetarëve të bashkive, strukturën financiare, të burimeve njerëzore dhe të treguesve të performancës.
Në mbledhjen ku merr pjesë kryeministri Edi Rama, janë prezentë edhe 6 kryetarët e bashkive të Partisë Demokratike.
Për sa i përket burimeve njerëzore, është analizuar numri i npunonjësve për 1000 banorë për të gjitha bashkitë, në aparatet e tyre dhe shërbimet që ofrojnë.
Sa i përket anës financiare, janë futur në sitë kapacitetet e bashkive për të mbledhur të ardhurat e tyre, si dhe cilat janë bashkitë që performojnë më mirë.
Po ashtu bashkitë janë analizuar edhe sa i përket aftësisë për të shkruar projekte dhe për të thithur fonde nga Bashkimi Europian.
(A2 Televizion)