Mbyllet numërimi i votave të Diasporës, për ato nga Greqia pritet vendimi i Celibashit

Nga Ervin Koçi
16 Maj 2025, 12:45 | Politikë

Mbyllet numërimi i votave të Diasporës, për ato nga Greqia

Është mbyllur numërimi i të gjitha votave të Diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Për momentin nuk janë numëruar vetëm votat e ardhura nga Greqia, raporton A2 CNN.

Vijimi i procesit do të varet nga vendimi që pritet të marrë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ka njoftuar se në orën 15:00 do të përcaktojë se si do të veprohet me fletët e ardhura nga Greqia.

Bllokimi i numërimit të këtyre votave u kërkua nga Partia Demokratike, për pretendime për parregullsi, dhe pavarësisht kundërshtimeve nga ana e socialistëve, Celibashi pranoi kërkesën e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos