Miratohet rendi i ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën për Kolegjin e Europës

Nga Anesti Barjamemaj
18 Prill 2024, 20:30 | Politikë

Miratohet rendi i ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën për

Me 71 pro dhe 24 kundër, Kuvendi miratoi projektligjin që forcon rolin e Prefektit të Qarkut pavarësisht kundërshtive të opozitës. Demokratët shfaqën kundërshti për këtë projektligj si në komisione dhe në seancë, por maxhoranca vetëm me votat e saj e kaloi.

Ndërkohë projektligji për karrierën ushtarake, që synon të plotësojë vakancat në ushtri dhe të ulë moshën mesatare të forcave të armatosura, u miratua me 72 vota pro. Po kaq vota mori dhe projektligji për përkthyesit zyrtare, ku opozita edhe në këtë pikë të rendit të ditës ngriti kartonët e kuq.

Por ndryshe ishte panorama në Kuvend për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, ku opozita bashkoi votat me maxhorancën.

Për miratimin e kësaj marrëveshje u ngritën 96 kartonë jeshilë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos