Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bëri me dije se ka takuar një sërë takimesh me ambasadorë të huaj në vendin, për t’i informuar mbi aksionin opozitar. Sipas tij, ndërkombëtarët kanë qëndrim të qartë, kritik ndaj mazhorancës dhe në mbrojtje të opozitës. Ai nuk dha detaje se cilët ambasadorë ka takuar, por shtoi se aksioni opozitar do të vijojë deri sa të marrin të drejtat që sipas tij, iu mohohen.
“Unë i kam informuar, një pjesë prej tyre i kam takuar, Komisioni Europian ka mbajtur një qëndrim, ka një thirrje nga Gjermania që qeveria dhe mazhoranca duhet të bëjnë më shumë për të drejtat e opozitës, mënyra më efikase e jona është që të jemi alternative, ne nuk shpalosim ide dhe alternativa kur propozimet tona ligjore mbahen në sirtar nga Lindita Nikolla”, tha Bardhi.
Në përfundim, shtoi se të gjithë deputetët demokratë janë të gatshëm në çdo kohë për të shkuar drejt akteve ekstreme, përfshirë këtu edhe grevën. (A2 Televizion)