Parlamenti nis me debate, PS: Në BE brenda vitit 2030, PD: Do të jeni pakicë

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 20:03 | Politikë

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me debate mes qeverise dhe opozitës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u kërkoi emigranteve të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e këtij viti, duke përsëritur premtimin se brenda 2030-ës Shqipëria do të jetë anëtare e BE.

“Me mundësinë për të votuar në zgjedhjet nga vendet ku jetojnë, emigrantët  kanë më tepër hapësira për të marrë pjesë në qeverisjen e vendit. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre që janë një investim i madh demokratik që na bën krenarë për Shqipërinë europiane. Anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 është objektiv strategjik. Ky është prioritet numër 1 i kësaj legjislature dhe asaj të ardhshme”, tha Spiropali.

Gazmend Bardhi nga PD shprehu bindjen se pas zgjedhjeve te majit PS do të jetë në opozitë.

“Bilanci juaj në 12 vite ka qenë kundër interesin publik dhe në interes të një grupi njerëzish. Në emër të shumicës duhet ti kërkonit ndjesë qytetarëve se nuk bëtë një reformë të plotë zgjedhore për të adresuar problemet reale të zgjedhjeve. Kemi dështuar gjatë këtyre 12 viteve të mos reflektojë asnjë rekomandim të OSBE ODIHR. Në hyjmë në zgjedhjet e 11 majit  2025 me rekomandim të palotësuar të OSBE ODIHR për të ndarë shtetin nga partia. Shteti dhe partia janë shkrirë në një, ministra, zv.ministra drejtorë e shtabet elektorale të PS po intimidojnë punonjësit e ndershëm për vota në PS”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos