Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha doli me një reagim pas lajmeve se negociata sekrete kanë nisur me grupin e Sali Berishës, duke mohuar çdo kontakt me ta.
Në reagim shkruhet se nuk ka negociata me ata që bënë marrëveshje për një karrige, dhe se mbështetja e PD-së për aleatët dhe drejtësinë e re është e panegociueshme.
“PD-ja dhe asnjë funksionar i saj nuk ka asnjë negociatë as sekrete as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij. Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD-ja e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021.
Dera e PD-së është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend. Për ne mbështetja për drejtësinë, aleanca me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në, janë të panegociueshme”, shkruhet në reagim. (A2 Televizion)