Reforma zgjedhore, tryezë me ekspertët e ODIHR

Nga Fjorela Beleshi
7 Mars 2024, 12:36 | Politikë

Komisioni i Reformës Zgjedhore vendosi që me 13-14 mars të zhvillohet një tryezë me ekspertët e ODIHR për diskutimet përfundimtarë për sa i përket rekomandimeve të ODIHR, votës së emigrantëve, herësi apo propozimet e tjera të partive politike për ndryshimin e zonave zgjedhore.

Me propozimin e bashkëkryetarit socialist, Damian Gjiknuri dhe me dakordësinë e bashkëkryetarit demokrat Enkelejd Alibeaj u dakordësua që në këtë tryezë të jenë vetëm ekspertët e Kuvendit dhe të partive politike, duke përjashtuar deputetët apo kryetarët e partive politike.

Në këtë mbledhje të komisionit të reformës zgjedhore online nuk ishin të pranishëm anëtarët e grupit Bardhi-Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos